Fitore pa shkëlqim e Barcelonës, shou i vërtetë pritet në Mestalja (VIDEO)

Barcelona  ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Valencias në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, njofton “infOSport.mk”. Golin e vetëm në takimin e zhvilluar në “Kamp Nou” e realizoi Luis Suarez me kokë në minutën e 67-të, kur mjaft mirë u gjetë nga ana e Lionel Messit.

Barcelona dominoi ndeshjen, mirëpo duke mos krijuar raste serioze para portës mysafire. Valencia kishte ardhur me idenë për tu mbrojtur dhe rastin e saj ta kërkojë përmes kundërzbritjeve, ku shumë pak mungonte që në çastet e fundit të takimit, edhe të i’a arrijë qëllimit, mirëpo për fat të mirë të tifozëve “katalunas” ishte portieri Jasper Silesen ai i cili ishte i vëmendshëm dhe nuk lejoi barazim të rezultatit.

Kësisoj gjithçka rreth udhëtuesit për në finalen e madhe do të vendoset në “Mestalja” me datë 8 shkurt.

Leave a Reply