Sadiku prezantohet te Levante, do e bartë fanellën me numër 7 (VIDEO)

Armando Sadiku është fati për të nisur një aventurë të re në karrierën e tij. Reprezentuesi i kombëtares kuqezi sot është prezantuar zyrtarisht te skuadra e tij e re, bashkë me 6-të blerjet tjera të Levantes në këtë merkato. Sadiku i cili tani më tre ditë është bashkuar me ekipin e tij të ri vlerëson me nota pozitive skuadrën, duke besuar se mund të bëjnë gjëra të mira në vazhdim të kampionatit.

“Jam shumë i kënaqur sepse skuadra ka lojtarë që mund të më ndihmojnë. Këto tre ditë kam parë gjëra të mira në seancat stërvitore, bashkëlojtarë që mund të më japin asiste për të shënuar gola Duhet vetëm të njihemi mes veti për stilin e lojës, por më ka befasuar kualiteti që ka skuadra dhe besoj se mund të bëjmë gjëra të mira bashkë“, deklaroi sulmuesi i Levantes, Armando Sadiku.

Kalimi i Sadikut te Levante nuk ka mundur të mos lidhet me ish-seleksionuesin e kombëtares shqiptare, Xhani De Biasi, i cili dhjetë vite më parë ka drejtuar për një sezon ekipin spanjol.

“Më ka folur shumë mirë për këtë skuadër, ai ka qenë këtu si trajner. Më ka thënë se ësht klub i vogël, por është një familje e madhe dhe duke parë karakterin tim vlerësonte se është skuadër perfekte për mua. Më sugjeroi të vija këtu pa asnjë dyshim. Dhe tani duke parë tre ditët e para që jam këtu, vërtet gjithçka është ashtu si më ka thënë ai”, tha Sadiku.

Armando Sadiku te Levante ka zgjedhur numrin 7 dhe tani më varet nga trajneri Munjiz nëse shqiptari do të debutojë të shtunën në përballjen me Real Madridin në Valencia.

🐸📷 ¡No te pierdas las mejores imágenes de la sesión fotográfica de hoy! ¡Nuevas caras para nuestro álbum de fotos!

🐸📷 ¡No te pierdas las mejores imágenes de la sesión fotográfica de hoy! ¡Nuevas caras para nuestro álbum de fotos!

Публикувахте от Levante UD в 2 февруари 2018 г.

Leave a Reply