Xhejms me Klivlendin fitojnë Minesotën

Lebron Xhejms nxjerr Klivlendin nga telashet në përballjen me Minnesotën. Skuadra nga Ohio fitoi këtë përballje me rezultatin 140-138 pas kohësh shtesë me The King që u bë vendimtari për këtë skuadër. Ylli i Cavaliers në castet e fundit të sfidës u bë protagonisti absolut me dy veprime të tij, fillimisht duke bllokuar Jimmy Butler në tentativën e tij e më pas me një gjuajtje të saktë nga distanca e 3 pikëve duke e mbyllur këtë sfidë me një bilanc me 37 pikë, 15 assist dhe 10 topa në tabelë.

Minnesota bëri një paraqitje të shkëlqyer në këtë ndeshje të cilën e humbi vetëm në 5 minutat e shtesës pasi koha e rregullt u mbyll në barazim. Xhimi Batler shënoi 35 pikë, por përballë kishte një emër si Lebron Xhejms.

Në ndeshjet tjera, Hjustoni fitoi Majemin 109:101, ndërsa San Antonio triumfoi përballë Foniksit me shifrat 129:81.

Leave a Reply