Dy gjigandët anglez vihen pas Elseid Hysajt

​Paraqitjet e mira me Napolin, kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të interesohen për futbollistin shqiptarë, Elseid Hysajn.

Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj mund të jetë duke luajtur vitin e tij të fundit në Itali.

Kjo pasi ata janë duke e përcjellë dy skuadrat e mëdha angleze, Mançester Junajtedi dhe Arsenali, shkruan talkSPORT.

Arsenali dhe Mançester Junajtedi synojnë ta kenë në skuadër gjatë verës mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj”, shkruan kjo faqe.

Hysaj me Napolin ka kontratë deri në vitin 2021, ndërsa vlera e tij në tregun europian të futbollit kap vlerën e 50 milionë euro.

Leave a Reply