Roma e gatshme për kontratë të re dhe pagë më të lartë për Florencin

Drejtuesit e Romës janë të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin me futbollistin e tyre, Alesandro Florenci, edhe atë për një kohë më të gjatë.

Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e klubit “romak” kanë nisur bisedimet me futbollistin për vazhdimin e kontratës që i skadon në qershor të vitit 2019-të, dhe nga e cila futbollisti përfiton 2 milionë euro plus bonuset.

26-vjeçari konsiderohet si kapiteni i ri i “verdhekuqëve”, i cili pas rikuperimit nga lëndimi në gju është kthyer në një nga futbollistët kyç të ekipit.

Drejtuesit e Romës duke parë formën e tij të mirë dhe kontributin që po jep për skuadrën dëshirojnë që Florencit ti ofrojnë një kontratë 5-vjeçare dhe një pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh.

Leave a Reply