ZYRTARE, Rabotniçki transferon ish bashkëlojtarin e Bardhit te Ujpeshti (FOTO)

Kur kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar të dimrit në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, Rabotniçki ka bërë edhe goditjen e fundit, duke sjellë në rradhët e veta një super futbollist, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për ish bashkëlojtarin e Enis Bardhit te Ujpeshti, Viktor Angellov, i cili te Rabotniçki do të luaj në formë huazimi deri në mbyllje të sezonit.

Anëtari i përfaqësueses shpresa të Maqedonisë që ishte pjesë e “verdhekuqve” në Europianin për të rinj në Poloni, në këtë mënyrë sërish rikthehet te Rabotniçki, pjesë e së cilës skuadër ishte për dy vite të plota (30.06.2011-01.07.2013).

Ndryshe gjatë karrierës së tij në Maqedoni, ai përveç fanellës së “romantikëve” kishte veshur edhe atë të Teteksit dhe Metalurgut, nga e cila skuadër shkurtin e vitit 2016-të ishte transferuar te Ujpeshti.

Leave a Reply