Gjigandët anglez gati 150 mln euro për “madrilenin”, Isko

Mesfushori spanjoll Isko Alarkon nuk duket i lumtur te Reali i Madridit. Ai ka humbur edhe vendin e titullarit te skuadra “mbretërore”, dhe që tani ka nisur të mendoj largimin e tij nga “Santiago Bernabeu”.

Mungesa e minutave në ndeshjet e fundit, ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të interesohen për shërbimet e tij.

Sipas “Don Balon” një ndër skuadrat që me shumë kujdes po përcjellë zhvillimet rreth reprezentuesit spanjoll, është gjigandi anglez, Mançester Junajtedi. Trajneri i “Djajve të Kuq”, Hoze Murinjo e pëlqen shumë Iskon, dhe insiston tek drejtuesit e klubit për të angazhuar atë gjatë merkatos së verës. Sipas të njëjtit burim thuhet se Junajtedi për Isko Alarkon do të paguante 150 milion euro.

Leave a Reply