Letër urimi nga Infantino për Armando Dukën!

Pas letrës së dërguar nga keu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, vjen edhe ajo e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili përcjell në emër të tij dhe të institucionit të futbollit botëror urimet për rizgjedhjen e Armand Dukës në krye të FSHF-së për katër vitet e ardhshme. Në letrën e tij, Presidenti i FIFA-s, Infantino, shkruan:

I dashur Armand!

Kam kënaqësinë që t’ju përgëzoj ngrohtësisht për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit, për një mandat të pestë drejtues, për periudhën 2018-2022.

Gjithashtu, ju lutem, përcilli urimet e mia të gjithë kolegëve tuaj, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, të zgjedhur së bashku me ju.

Ju uroj ju dhe skuadrës tuaj sa më shumë fat, forcë dhe çdo sukses për të gjitha sfidat që keni përpara!

Mbetem në pritje t’ju shoh sërish dhe t’ju uroj personalisht.

Përqafime!

I Juaji

Gianni Infantino

Leave a Reply