Sadiki: Të gatshëm për Renovën

Një ndër mbrojtësit më të talentuar në elitën e futbollit vendor, Nehar Sadiki, me Rabotniçkin e tij nesër në teren vendas do të mirëpresin Renovën, njofton “infOSport.mk”. Është kjo ndeshja e parë e stinorit pranveror, nga e cila mbrojtësi shqiptarë nga Kumanova shpreson se në fund do të jetë skuadra e tij që do marrë tre pikët e plota.

“Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme kundër Renovës. Gjatë tërë javës kemi punuar dhe kemi menduar për Renovën, skuadër kjo që është përforcuar dukshëm në merkaton e janarit. Megjithatë edhe në skuadrën tonë janë ardhur disa futbollistë mjaft cilësorë, ashtu që shpresoj që nesër do të dalim fitues dhe se tre pikët do të mbesin në Shkup” – u shpreh enkas për “infOSport.mk” Nehar Sadiki, i cili nesër pritet që të jetë startues dhe të merrë besimin e trajnerit Goran Stankovski.

Ndeshja midis Rabotniçkit dhe Renovës zhvillohet në arenën “Filipi i Dytë” me fillim në ora 14:00, ndërsa arbitër kryesor i takimit do të jetë Dimitar Meçkarovski nga Shkupi, me ndihmësit e tij Dejan Nedelkoski dhe Goce Petreski.

Leave a Reply