Shkëndija falemenderon ata që ndihmuan për pastrimin e borës në stadium!

Nga të rreshurat e borës ditën e martë, ndeshja derbi ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit që ishte programuar të luhet të mërkurën nga ora 14:00 u vë në dilemë sa i përket zhvillimit, pasi stadiumi ishte i mbushur me borë.

Mirëpo me një iniciativë të organizuar mirë nga klubi tetovar, ia dolën që ta pastrojnë borën në stadiumin e qytetit të Tetovës. Në këtë rast KF Shkëndija ka falemenderuar publikisht ndërmarjen NPK “TETOVA” Tetovё për ndihmën e madhe në procesin e pastrimit të borës nga terreni. Gjithashtu janë shprehur mirënjohës për kontributin e dhënë në këtë drejtim për kompaninë e sigurimit Securitas M si dhe gjithë ata mbështetës që vullnetarisht ndihmuan në largimin e borës dhe krijimim e kushteve për zhvillimin e ndeshjes.

Leave a Reply