Napoli transferon kroatin Miliç, zëvendëson Gulam

Skuadra lidere në “Serie A”, Napoli ka gjetur zëvendësimin e të dëmtuarit Fauzi Gulam. Algjeriani do të mungojë për një kohë më të gjatë nga fushat e futbollit, me ç’rast drejtuesit e skuadrës “napolitane” vendosën që të angazhojnë një futbollist të ri në pozicionin e tij.

Bëhet fjalë për kroatin Hrvoje Miliç, i cili në “Sao Paolo” vjen si futbollist i lirë.

28-vjeçari Miliç ka arritur marrëveshjen me Napolin, me të cilën skuadër do të nënshkruaj kontratë deri në mbyllje të sezonit, me mundësi vazhdimi.

Kampionati italian nuk është i panjohur për kroatin Miliç, i cili deri verën e kaluar luante me Fiorentinën, nga e cila skuadër për një shumë prej 1.5 milion euro u transferua te skuadra e njohur greke e Olimpijakos.

Megjithatë te kjo skuadër Miliç nuk arriti që të gjejë hapësirat e duhura, duke regjistruar vetëm 4 ndeshje, ashtu që tashmë pa shumë hamendje vendosi të pranojë ofertën e Napolit.

Leave a Reply