Stankovski ndaj Pelisterit pret që të funksionojë sulmi

Rabotniçki në ndeshjen e parë të stinorit pranveror barazoi pa gola ndaj Renovës, ndërsa që nesër ata i pret përballja e dytë, kësaj rradhe ndaj Pelisterit në Manastir, njofton “infOSport.mk”.

Trajneri i “romantikëve”, Goran Stankovski ka analizuar hollë e mirë së bashku edhe me futbollistët e tij ndeshjen ndaj “gjipspunuesve”, pas së cilës e kanë më se të qartë, se nëse dëshirojnë fitoren atëherë do të duhet ta përmirësojnë finalizimin.

“Nuk arritëm që të shënojmë fitore në ndeshjen e parë pranverore. Dëshironim tre pikët në atë ndeshje, mirëpo nuk arritëm që të japim atë goditjen e fundit. Bëmë analizat e duhura, na mungon konkretizimi i rasteve në fund, ai pasimi i fundit për të krijuar shansin për të shënuar gol. Mirëpo shpresoj që do të jetë më mirë që në ndeshjen kundër Pelisterit. Do të jetë vështirë në Manastir, Ppelisterit i nevojiten pikët, mirëpo edhe ne kemi planet tona dhe dëshirojmë të arrijmë fitore. E di që Marjan Sekullovski kërkon disciplinë të madhe nga ana e futbollistët të tij dhe angazhohet për të pasur një skuadër kompakte dhe është më se e qartë se na pret një ndeshje e vështirë” – tha trajneri i Rabotniçkit, Goran Stankovski.

Skuadra nga Manastiri ka pësuar shumë ndryshime në formacion, madje edhe në stafin teknik, duke emëruar për trajneri Marjan Sekullovskin, i cili edhe pse kishte shumë pak kohë në dispozicion, si duket e kishte komponuar mirë skuadrën e Pelisterit, që në ndeshjen e parë nxorri një barazim në transfertën ndaj Pobedës.

Leave a Reply