Gjorgjioski publikisht falënderon nënkryetarin Sejdini për projektet e FFM-së (VIDEO)

Federata e Futbollit të Maqedonisë sot mbajti Kuvendin e rregullt vjetor për vitin 2018 në të cilin mes tjerash u fol për rrugën që duhet ndjekur për suksese në të ardhmen. Viti i kaluar 2017 do të mbahet mend për shumë suksese ndërsa për realizimin e gjithë punëve të suksesshme presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski publikisht drejtoi fjalë falënderuese për nën-kryetarin e federatës, Muhamed Sejdinin.

“Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë nënkryetarin e Këshillit Drejtues Muhamed Sejdinin për përkrahjen e tij në realizimin e projekteve të Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Mik të falenderoj shumë. Për në fund dua të them që projektet të cilët i kemi realizuar u gëzohemi të gjithë sëbashku, ndërsa shumë nga këto të arritura do të mbeten përgjithmonë në histori”, u shpreh numri një i FFM-së, Ilço Gjorgjioski para delegatëve dhe gjithë të pranishmëve në Kuvendin e Rregullt vjetorë të shtëpisë së futbollit vendor.

Konstatimi se viti 2017 duhet të jetë model që duhet të ndiqet në të ardhmen drejt sukseseve të reja, duke llogaritur gjithë ndodhitë e futbollit të Maqedonisë në vitin e kaluar si ngjitja e përfaqësueses A më shumë se 90-të vende në ranglistën e FIFA-s, pjesëmarrjen e përfaqësueses U21 në Kampionatin Europian, përfaqësueset e reja U19 dhe U17 u kualifikuan në fazën Elite të kualifikimeve për Kampionatin Europian, Maqedonia dhe qyteti i Shkupit organizuan Super Kupën e UEFA-së ndërmjet Real Madridit dhe Mançester Junajtedit, ndërsa përfundimisht u kompletua qendra stërvitore moderne në kompleksin “Shtëpia e futbollit”. Duke planifikuar të ardhmen për gjithë këto suksese i pari i federatës drejtoi merita të pakontestueshme drejt nënkryetarit Muhamed Sejdini.

Leave a Reply