Inati i Çallandes merr fund, Bernard Berisha rikthehet te Kosova

Duket se inati i trajnerit zviceran të përfaqësueses së Kosovës, Bernard Çallandes me Bernard Berishën ka marrë fund.

Kështu, ylli i Akhmat Grozny ka marrë ftesë për dy ndeshjet e nëntorit që përfaqësuesja  e Kosovës do ti zhvillojë në kuadër të Ligës së Kombeve si dhe për miqësoren kundër kombëtares së Shqipërisë.

Bernard Berisha mësohet se do të bëjë pjesë në listën e të ftuarve nga ana e Çallandes, i cili pritet që të dielën të publikojë listën e plotë.

Këtë ai e ka konfirmuar indirekt përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook. “Gjithmonë i gatshëm për ty Kosova ime”, ka shkruar Berisha.

Leave a Reply