Bllagoja Ljamçevski gjen skuadrën e tij të re

Pasi ditë më parë i dha fund bashkëpunimit me FC Shkupin, mbrojtësi i krahut të majtë Bllagoja Ljamçevski shumë shpejt ka gjetur skuadrën e tij të re. Ai pritet që ti bashkohet Pobedës, skuadër kjo që stinorin pranveror do të luftojë për mbijetesë nën drejtimin e trajnerit të ri, Jane Nikoloski.

Ljamçevski pritet që sot të udhëtojë drejt Prilepit, për të precizuar detajet e fundit rreth kontratës me Pobedën.

Siç mëson ‘infOSport.mk’, Ljamçevski me Pobedën do të nënshkruajë kontratë deri në fund të sezonit, ndërsa pjesë e skuadrës nga Prilepi pritet të jetë edhe Aleksandar Risteski. Ky i fundit në këtë mënyrë rikthehet sërish në Prilep pas një viti, ku luajti me Pelisterin dhe Renovën. Që të dy këta futbollistë pritet të dalin bashkë edhe me futbollistët tjerë në grumbullimin e parë të Pobedës, që trajneri Nikoloski e ka caktuar për në ora 13:00.

Rikujtojmë nga Pobeda pas përfundimit të stinorit vjeshtorë, janë larguar sulmuesi amerikan Nvabueze, Mustafov, Dragarski, Mançevski, Markoski dhe Shoposki.

Leave a Reply