Milani ka refuzuar 40 mln euro për Romanjolin

Milani ka refuzuar një ofertë prej 40 milion euro nga Çelzi për shërbimet e mbrojtësit, Alesio Romanjoli. Sipas “Sky Italia”, shefat e skuadrës milaneze janë duke përgatitur një marrëveshje të re për mbrojtësin e tyre të talentuar. Interesim për Romanjolin ka edhe nga skuadra tjetër e njohur angleze e Mmançester Junajtedit.

Pas emërimit të Xhenaro Gatuzos në krye të Milanit, Romanjoli dhe Bonuçi janë titullarë të padiskutueshëm në qendër të mbrojtjes së Milanit, skuadër kjo e cila në vitin 2018-të nuk dinë për disfatë, teksa mbrëmë arriti që të kualifikohet për në finalen e Kupës së Italisë, pasi përmes ruletit të penaltive eliminoi Lacion e Thomas Strakoshës.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultatin e fillimit 0:0, që njëherit ishte ndeshja e 13-të me rradhë që Milani nuk dinë për disfatë, ndërkohë brenda këtyre ndeshjeve të zhvilluara me dyshen Bonuçi-Romanjoli, Milani ka pranuar vetëm 4 gola.

“Romanjoli? Gjatë javëve në vijim do ulemi me agjentin e tij. Ky është prioriteti ynë dhe shumë shpejtë do të flasim me të” – ka thënë Fasone, drejtori i përgjithshëm i klubit milanez.

Leave a Reply