Shkëndija-Pobeda do të luhet të shtunën në Tetovë

Të shtunën në stadiumin e qytetit të Tetovës, duke filluar nga ora 14:00 do të luhet ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Pobedës, në kuadër të xhiros së 22-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.

Kjo përballje ishte përcaktuar të luhet të dielën si gjithë ndeshjet tjera të kësaj xhiroje, mirëpo me kërkesë të tetovarëve, takimi është zhvendosur 24 orë më herët të luhet. Shkëndija ka kërkuar që të ky takim të zhvillohet të shtunën, pasi planifikojnë të kenë një ditë më shumë për tu përgatitur për ndeshjen e kthimit të çerekfinales në Kupën e Maqedonisë ndaj Vardarit, e cila në program është të mërkurën e ardhshme me 7 mars.

Ndryshe programi për ndeshjet tjera të xhiros së 22-të në LPFM mbetet i njejtë, me katër përballjet tjera që do të luhen të dielën, duke filluar nga ora 14:00.

Leave a Reply