Vardari sulmon Shkëndijën, për të bëmat që i bëri vet në vitet e fundit

Skuadra e Vardarit e mllefosur nga vendimi i FFM-së për rastin ‘Lojtari ri’ në ndeshjen Shkëndija-Akademia Pandev, reagoi me një komunikatë kontradiktore. Ajo akuzoi Shtëpinë e Futbollit të Maqedonisë për vendime të padrejta, duke kërcënuar presidentin e FFM-së, Ilço Gjorgjioski për bojkot të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë.

Vardari në vend se pas pjesmarrjes në grupet e Liga Evropës të ndërtohen në një ekip evropian, ata po bëjnë gabime amatore të njëpasnjëshme. Kujtojmë se nga radhët e skuadrës nga kryeqyteti ikën shumica e lojtarëve që luajtën në Evropianin e të rinjëve në Poloni, që prej tyre pritnin që të merrnin miliona, ndërsa morën vetëm 100 mijë euro nga shitja e Boban Nikollovit. Besir Demiri me parametra zero iku në drejtim të Ukrainës te skuadra Mariupol, Visar Musliun e rrëmbeu Shkëndija, ndërsa së fundmi Darko Vellkovski është pezulluar.

Sa i përket komunikatës së fundit, që shihet totalisht e pabazë, si duket japin sinjale dorëzimi në luftën me Shkëndijën dhe në të shumtën e rasteve kërkojnë që të shpëtojnë pikë në tavolinë, pa llogaritur 8 pikët diferencë me kreun.

Është qesharake për të akuzuar që për 5 vitet e fundit FFM ka mbështetur Shkëndijën, ndërkohë që Vardari viteve të fundit është bërë kampion, ndërsa në të shumtën e rasteve duke fituar ndeshjet me ndihmë diskutabile të arbitrave.

Rikujtojmë se ishte vet Vardari sezonin që lamë pas që për shkak “lëshimit të referit anësor” në ndeshjen Vardari-Shkëndija të luajtur në arenën “Filipi i Dytë” që vendoste ‘fatin’ e ekipit kampion, goli Jasir Asanit ishte nga një pozitë jashtë loje. Edhe përkrahë ankesës së tetovareve pas takimit të luajtur, FFM nuk e mori parasysh dhe kjo ndeshje i takoi Vardarit.

Gjithsesi, “Ai që humb, ka të drejtë të ankohet”, një fjali kjo që i përshtatet gjendjes së Vardarit, që pasi sheh veten larg objektivit, kërkon të hedh fajin në palën e tretë./InfOSport.mk

Leave a Reply