Golat nga ndeshja Gostivari – Zajazi (VIDEO)

Gostivari ka regjistruar edhe fitoren e dytë nga po aq ndeshje të zhvilluara në stinorin pranveror në Ligën e Dytë – Perëndim, me ç’rast vazhdon me meritë të kryesojë renditjen me 31 pikë, duke lënë pas vetes Vëllazërimin, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht ndaj këtyre të fundit shënoi fitoren e parë në transfertë, që të shtunën në teren vendas të shënojë fitore komode 3:0 ndaj Zajazit.

KF Gostivari

Публикувахте от TV GLOBI в 10 март 2018 г.

Që të tre golat skuadra e trajnerit Mensur Jakupi i shënoi gjatë 45 minutave të para, ku fillimisht shkupjani Fatmir Arifi shënoi golin e parë, për të dalë më pas në skenë Ilirid Ademi që shënoi dy golat e tjerë.

Gostivari javën që vjen do të jetë mysafir i Labunishtës, skuadër kjo që në kuadër të kësaj jave barazoi 1:1 në transfertën ndaj EuroMmilkut. Me barazim, mirëpo pa gola u mbyll edhe sfida midis Lokomotivës dhe Teteksit, Struga Trim Lum mundi Makedonija Gjorçe Petrovin, teksa Vëllazërimi në transfertë ishte më i mirë se Novaci.

Leave a Reply