Interi dhe Napoli luajnë kundër vetes

Me barazim pa gola është mbyllur derbi i kësaj jave në Seria A ndërmjet Interit dhe Napolit. Sfida ishte shumë spektakolare, me të dyja skuadrat që kërkuan me ngulm fitoren, por betejën këtë herë duket se e fituan mbrojtjet respektive, që mbyllën çdo tentativë për gol.

Për t’u veçuar ishte një shtyllë e goditur nga Milan Skriniar, pas ekzekutimit të një faulli dhe një goditje shumë e rrezikshme nga distance, e Lorenzo Insinjes.Pas këtij takimi, Napoli dorëzon kreun e renditjes te Juventusi dhe komplikon seriozisht pretendimet për të fituar titullin kampion.

Nga ana tjetër, Interi gjithashtu mbetet ende jasht zonës së Ligës së Kampionëve, ndërsa duhet të ndryshojë rritëm për të mbyllur sezonin në mesin e katër më të mirëve në Seria A.

Leave a Reply