Ky super Milan fillon të na bind (VIDEO)

Milani ka marrë një fitore të madhe, edhe atë falë këmbënguljes së jashtëzakonshme, e cila u kurorëzua me gol në minutën e katërt shtesë. Më i kritikuari Andre Silva ishte njeriu i ndeshjes, duke shënuar golin e fitores me kokë, pas një super harkimi të spanjollit, Suso, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë mënyrë “rossonerët” vazhduan serinë pozitive në ndeshjet e “Serie A”, ku tashmë 9 ndeshje me rradhë nuk dinë për disfatë.

Falë kësaj fitore Milani tashmë ngjitet në pozitën e 6-të me 47 pikë, teksa Xhenoa mbetet në pozitën e 13-të me 30 pikë të tubuara.

Leave a Reply