E konfirmon edhe FC Shkupi: Ndeshja me ‘Skopjen’ luhet në Tetovë!

Atë që “InfOSport.mk” e bërë të ditur gjatë ditës, e ka konfirmuar edhe FC Shkupi, ku me anë të një komunikate njofton se ndeshja me ‘Skopjen’ në kuadër të xhiros së 23-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë do të luhet në Tetovë.

Nga FC Shkupi kanë njoftuar se për shkak të rreshjeve të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit që kanë rënduar mjaft shumë stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari ku skuadra “bardheblu” i luajti tre takime si vendas në gjysmësezonin pranveror, kanë vendosur që takimin me ‘Skopjen’ ta luajnë në stadiumin e qytetit në Tetovë, i cili posedon kushte fenomenale për lojë.

Shkupi-Skopje do të luhet të dielën duke filluar nga ora 14:00 në stadiumin e Tetovës, ndërsa të shtunën do të zhvillohet përballja Shkëndija-Sileksi.

Leave a Reply