Kampioni Tërstena: FSHF nuk varfërohet nëse jep 20 bileta për gazetarët jashtë Shqipërisë!

Kampioni olimpik në mundje Shaban Trstena, iu ka drejtuar FSHF dhe qeverisë shqiptare që në të ardhmen të kenë një kujdes të veçantë për gazetarët e sportit që vijnë nga trojet shqiptare. Ai duke parë interesimin e madh të mediave shqiptare për ta raportuar nga ndeshjet e kombëtares “kuqezi” dhe pamundësinë për tu pajisur me akreditime, në profilin e tij në facebook ka shkruar.

“Porosia ime ishte që gazetarët nga Shqipëria të njoftojnë FSHF-në, që gazetarëve jashtë Shqipërisë t’ju sigurojnë bileta në ndeshjet kur do të luaj Kombëtarja. Me 20 bileta nuk do të varfërohej FSHF-ja, por as Qeveria shqiptare, sepse këta gazetarë 365 ditë shkruajnë dhe mendojnë për të thurur fjalët më të bukura për Kombëtaren. Shpresoj se do të më mirëkuptojnë. Faleminderit dhe paçi bekimin e Zotit”, ka përfunduar shkrimin e tij Trstena.

Leave a Reply