Nuhiu: Shkëndija favorit, por në futboll gjithçka mund të ndodhë!

Shkëndija dhe Renova nesër do të përballen njëra me tjetrën në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale në Kupën e Maqedonisë. Duke parë ecurinë dhe formën e mirë të Shkëndijës, favoriti shihet i qartë, mirëpo surprizat nuk janë të ndaluara në futboll dhe kështu mendon edhe kapiteni i skuadrës së Renovës, Fisnik Nuhiu.

“Ndeshje ku Shkëndija do të thoja është favorit apsolut në përballjen me neve. Janë në formë shumë të mirë por ndeshjet e Kupës shpesh sjellin befasi dhe shpresoj që kjo të ndodh nesër. E dijmë që do të jetë e vështirë, për të eliminuar Shkëndijën duhet të zhvillojmë dy ndeshje perfekte pa gabime dhe duhet të kemi shumë fat. Në futboll ndodhë gjithçka, ne do të japim gjithçka nga vetja dhë në fund to të shohim se si do të rrjedhin punët”, ka thënë para ndeshjes së nesërme kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu.

Shkëndija-Renova zhvillohet nesër në stadiumin e qytetit të Tetovës, duke nisur nga ora 14:00.

Leave a Reply