Lajme jo të mira për Juven! Kielini mungon ndaj Realit?

Juventusit nuk i buzëqeshi aspak fati në shortin e ndeshjeve çerekfinale, pasi fati deshi që “Zonja e Vjetër” të përballet me kampionët në fuqi të Real Madridit. Do të jetë kjo një përsëritje e finales së vitit të kaluar, kur “mbretërit” kishin shënuar fitore me rezultatin 4:1, mirëpo kësaj rradhe nga tabori i “bardhezinjëve” besojnë se nuk do të jetë ashtu, pasi në pyetje janë dy ndeshje.

Megjithatë probleme që në start për trajnerin Masimiliano Allegrin, i cili ka gjasa që mos të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit kryesor, Xhorxhio Kielini.

Mbrojtësi ka bërë analizat në testet në Koverçano dhe tani duhet të nisë terapinë. Të shtunën e 31 marsit, Juventusi si vendas do të ketë përballjen e parë të vështirë, atë kundër Milanit të Xhenaro Gatuzos, teksa vetëm tre ditë më pas “bardhezinjtë” do të mirëpresin Realin e Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian.

Duke pasur parasysh se ndaj “madrilenëve” nuk do të luaj edhe Benatia i skualifikuar, mungesa e Kielinit do të ishte shumë e rëndë për Allegrin.

Leave a Reply