Sahiti: Refuzova Kosovën dhe Maqedoninë për Shqipërinë

Emir Sahiti, i cili është grumbulluar sërish nga ana e trajnerit Alban Bushi për të qenë pjesë e shpresave të Shqipërisë, gjatë konferencës për shtyp ka folur për mediat në lidhje me ndeshjen mes Shqipërsië dhe Sllovakisë. Sipas tij Shqipëria në këtë ndeshje futet për fitore, edhe pse nuk do të ishte rezultat i keq edhe një barazim ndaj sllovakëve.

I pyetur nga “Vip Sport”, ai tregoi se ka pasur ftesa nga Kosova dhe Maqedonia, por që në fund ka zgjedhur Shqipërinë.

“Futemi në fushë për fitore. Synimi ynë është vetëm aspekti sulmues, por edhe barazimi nuk do të ishte keq, megjithëse do kërkojmë fitoren. Te Hajduku kam pak kohë që jam tranferuar dhe nuk e kam fituar ende vendin tim per titullar por mbetet ne dorën e trajnerit. Unë jam duke u stërvitur për të marrë një vend titullari. Përpara se të zgjidhja Shqipërinë, kam refuzuar ftesën e Maqedonisë, ndërsa para 1 muaji e gjyësm kam refuzuar edhe Kosovën. Synimi im ishte vetëm kombëtarja shqiptare. Kam menduar vetëm për Shqipërinë edhe nëse më fton Kombëtarja A përgjigjja do jetë pozitive”- është shprehur ish sulmuesi i Rabotniçkit, Emir Sahiti, i cili gjatë merkatos së dimrit bëri një transferim të bujshëm te skuadra e Hajdukut të Splitit.

Leave a Reply