Abate po zhvillon sezonin e fundit me Milanin!

Mbrojtësi i Milanit, Ignasio Abate me shumë gjasa po zhvillon sezonin e tij të fundit me fanellën e “rossonerëve”. Reprezentuesi italian po gjenë shumë pak hapësira në formacionin titullarë të Milanit të Gatusos, një paralajamërim ky për largimin e tij.

Informacionet nga Italia flasin se destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Liga amerikane e futbollit (MLS). Ndryshe deri më tani gjatë karrierës së tij Abate ka luajtur edhe me skuadrat si Napoli, Pjaçenca, Modena, Empoli dhe Torino, nga e cila skuadër në vitin 2009-të i ishte bashkuar Milanit.

Leave a Reply