Shqipëri-Norvegji, bastoret favorizojnë “kuqezinjtë”

Sot në “Elbasan Arena” me fillim në ora 19:00 Shqipëria do të përballet me Norvegjinë, në një miqësore që të dy trajnerëve do ju shërbejë për të parë ekipin e tyre dhe formën e futbollistëve, të cilëve u kanë besuar për momentin.

Shqipëria në këtë ndeshje shihet si favorite nga bastoret, të cilat Norvegjinë vendosin në rolin e “sfidantit”. Fitorja e norvegjezëve kuotohet me koeficientin 2.8, fitorja e Shqipërisë është 2.3, ndërsa barazimi është kuotuar me koeficinetin, 3.3.

“Kuqezinjtë” shihen si favoritë për këtë miqësore, kjo ndoshta edhe për faktin që luan në fushën e saj, apo ndoshta edhe për faktin që mundi Turqinë në fushën e kësaj të fundit, megjithatë në fushë mund të jetë ndryshe, pasi kuptohet që trajnerët në të tilla raste eksperimentojnë dhe rezultati kalon në plan të dytë, edhe pse me siguri se shqiptarët ane mbanë Botës presin një fitore të rradhës, njëjtë sikurse edhe trajneri Kristian Panuçi.

Leave a Reply