Samuel Eto futet në politikë, dëshiron të bëhet president!

Pas sulmuesit legjendarë të Paris Sen Zhermenit dhe Milanit, Xhorxh Veah, një tjetër futbollistë me famë botërore dëshiron t’i hyjë botës së politikës. Është fjala për kamerunasin, Samuel Eto, i cili ka vendosur të merret me politikë pas largimit nga futbolli.

Ai  ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u bërë president i Kamerunit në zgjedhjet që do të mbahen në tetor të këtij viti.

37 vjeçari, i cili aktualisht luan në Turqi me skuadrën e Konjaspor, deklaroi se ëndërron postin e presidentit të Kamerunit, pasi dëshira e tij është që të ndihmojë këtë shtet të dalë nga situata e vështirë në të cilën ndodhet.

“E shoh si mundësi të mirë. Ëndërroj të jem president i shtetit tim”, ka thënë Eto.

“Veah? Ai nuk është një model për mua, por ai do të mund të ndjek modelin tim të një politikani”, ka theksuar ai.

Leave a Reply