Sevilja mposhtet në shtëpi nga Bayerni i Myniht (VIDEO)

Sfida e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve ndërmjet Seviljes dhe Bayernit të Mynihut i takoi gjermanëve që fituan në transfertë me rezultat 1:2. Në tre golat e shënuar në “Sançez Pizuan”, protagonist ishin futbollistët spanjoll, kur fillimisht Sarabia kaloi skuadrën e Montellës në avantazh, ndërsa Navas shënoi autogol, duke barazuar shifrat në 1:1.

Golin e fitores për Bayernin e shënoi spanjolli tjetër, Alkantara në pjesën e dytë, duke bërë gjithçka më të lehtë për “bavarezët për ndeshjen e kthimit, që do të luhet një javë më vonë.

Leave a Reply