Ronaldo bënë që Reali të fluturon (VIDEO)

Kristiano Ronaldo ka bërë që Reali të fluturojë drejtë gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve Europian, pasi në ndeshjen e parë çerekfinale si mysafir me rezultatin 0:3 mundi Juventusin, njofton “infOSport.mk”. Portugezi Ronaldo shkëlqeu me dy gola, ku hapësirë të veçantë në mediat e ndryshme po zënë ai i dyti, i shënuar në stilin gërshërë.

Ndryshe golin e parë Kristiano e realizoi vetëm pas 3 minutave lojë, teksa goli i dytë dhe më i bukuri i mbrëmjes erdhi në minutën e 64-të. Vetëm dy minuta më pas Dybala u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë, duke bërë që Reali në vazhdim të ndeshjes, përveç epërsisë në rezultat të ketë edhe epërsinë numerike të futbollistëve, që rezultoi edhe golin e tretë të shënuar nga ana e brazilianit, Marselo në minutën e 72-të.

Edhe pse mbetet ende ndeshja e kthimit për t’u luajtur kundër Juventusit, rezultati i duelit të parë e bën thuajse formalitet duelin e kthimit të pas një jave në “Santiago Bernabeu”.

Leave a Reply