Çairi në festë, Shkupi rikthehet ti luajë ndeshjet në folenë e saj

E shtuna do të jetë një festë e madhe si për shikuesit, ashtu edhe për futbollistët e FC Shkupit, të cilët pas një kohe më të gjatë do të rikthehen të luajnë në stadiumin e tyre në Çair, njofton “infOSport.mk”.

Rikujtojmë, për herë të fundit që “bardhekaltërit” kishin lozur para tifozëve të tyre ishte ndeshja e 3 dhjetorit të vitit të kaluar kur falë dy super golave të shënuar nga Muharem Bajrami dhe Kristijan Stojkoski, kishin mundur kampionët në fuqi të Vardarit.

Që nga ajo ndeshje FC Shkupi ndeshjet e saj si vendas i zhvilloi jashtë Çairit, ndërsa kjo ndikoi negativisht edhe te rezultatet e kësaj skuadre, që nesër shpreson të rikthehet të fitorja, që tashmë mungon plotë 6 javë të plota.

Fitoren e parë dhe të fundit gjatë vitit 2018-të FC Shkupi e arriti me 14 shkurt kundër Akademia Pandev në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari. Që nga ajo ndeshje FC Shkupi nuk dinë për fitore, ndërsa në dy ndeshjet e fundit nën drejtimin e trajnerit të ri pësoi po aq disfata, duke u dorëzuar përballë Skopjes (0:2) dhe Renovës (1:3), transmeton “infOSport.mk”.

Kështu nesër përballë Pelisterit të gjithë besojnë se FC Shkupi do e vazhdojë aty ku e la, pra tek fitorja që e kishte arritur ndaj Vardarit, që me siguri se do bënte që Çairi të shpërthejë në festë.

Leave a Reply