Osmani: Shkëndija zhvilloi ndeshjen më të mirë në pranverë

Fitorja e thellë 5:0 ndaj Renovës, ka lënë të kënaqur trajnerin e Shkëndijës, Qatip Osmanin, i cili pas ndeshjes është shprehur i kënaqur me lojën e treguar të futbollistëve të tij, ndërsa thekson që kjo ka qenë edhe përformanca më e mirë e “kuqezinjëve” në pranverë.

“Një fitore bindëse, një fitore që me lojën e mirë që e treguam sot, rezultoi me 5 gola. Mendojë që Shkëndija sot zhvilloi ndeshjen më të mirë në këtë gjysmësezon”, është shprehur Qatip Osmani.

Ndërkohë realizuesi i dy golave, Shefit Shefiti, ndjehet i lumtur më shumë për fitoren e skuadrës se sa për suksesin e arritur personal.

“Më e rëndësishme është fitorja, por edhe fati që bëra dy gola në këtë ndeshje derbi të Tetovës. Por gjithsesi jam më i lumtur për fitoren e skuadrës”, tha Shefit Shefiti pas ndeshjes.

Leave a Reply