Bardhi dhe Sadiku e nisin nga stoli ndeshjen ndaj Las Palmasit

Reprezentuesi i Maqedonisë Enis Bardhi që luan për ekipin e Levantes në La Liga, ndeshjen ndaj Las Palmasit do ta nis nga stoli. Skuadra e Levantes ka bërë të ditur formacionin e saj për këtë ndeshje të vlefshme për xhiron 31 në La Liga, ndërsa në 11-shen e parë nuk e ka parë të arsyeshme të përfshijë asnjërin prej futbollistëve shqiptarë, duke lënë edhe sulmuesin “kuqezi”, Armando Sadikun në bankinë. Ndeshja Levante-Las Palmas zhvillohet sot, duke nisur nga ora 12:00./InfOSport.mk

Leave a Reply