Nesër përcaktohen gjysmëfinalistët e parë në Ligën e Kampionëve

E marta dhe e mërkura do të nxjerrin gjysmëfinalistët e parë të edicionit të sivjetshëm në Ligën e Kampionëve europian. Nesër në program luhen ndeshjet e kthimit të çerekfinales Mançester Siti-Liverpul dhe Roma Barcelona. Sipas takimeve të para që u zhvilluan javën e kaluar, Liverpuli dhe Barcelona shihen më afër gjysmëfinales, pasi triumfuan përballë kundërshtarëve respektiv me shifra 3:0 respektivisht 4:1.

Në dyshet tjera që do të luhen të mërkurën,  Real Madridi dhe Bayerni i Mynihut janë me një këmbë në fazën tjetër, pasi në ndeshjen e parë madrilenët si mysafir mundën Juventusin me rezultat 0:3, ndërsa “bavarezët” fituan Seviljen në transfertë me shifra 1:2. Të gjitha ndeshjet e kthimit çerekfinale, luhen nga ora 20:45.

Leave a Reply