Urimi i parë për Romën vjen nga rivalët e Juventusit

Kualifikimi historik i Romës ka entuziazmuar tifozët “romak”, por padyshim edhe gjithë futbollin italian. Kjo fitore e “romakëve” pa dyshim se ka shërbyer për rritjen e imazhit të futbollit italian, që sërish mund të ketë finalistë, pas Juventusit, që vitin e kaluar u mund vetëm në finalen e madhe.

Pikërisht nga kampionët në fuqi të Italisë ka ardhur edhe urimi i parë në adresë të Romës.

“Komplimente Romës për fitoren e madhe të sotme dhe për kalimin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve”, – ishte mesazhi i “bardhezinjëve”, të cilët u eliminuan pikërisht nga një skuadër tjetër  spanjolle, Reali i Madridit.

Leave a Reply