UEFA ngrit procedurë disciplinore për Pep Guardiolën

Shtëpia e futbollit Europian, UEFA, ka reaguar duke ngritur procedurë disciplinore ndaj trajnerit të Mançester Sitit, Pep Guardiolës për shkak të thyerjes së ligjeve në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpulit. Guardiola u përjashtua me karton të kuq nga arbitri kryesor, për shkak sjelljes së keqe pas atij mos pranimi të golit të Sanes.

Kështu që tekniku spanjoll u detyrua që pjesën e dytë të ndjekë ndeshjen nga tribuna, ndërsa ka thyer artikullin numër 69 të UEFA, pasi ka vijuar edhe nga jashtë fusha të instruktonte lojtarët e tij, që e njejta është e ndaluar për trajnerët e përjashtuar të komunikojnë direkt apo indirekt me stafin dhe futbollistët. Përveç këtij rasti, UEFA ka ngritur procedurë disciplinore edhe për tifozët e Liverpulit për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike dhe hedhjeve të sendeve të forta në fushë.

Leave a Reply