Edhe Shkëndija U19 shumë pranë finales së Kupës së Maqedonisë

Pas ekipit të parë të Shkëndijës që siguroi një vend për në finalen e Kupës së Maqedonisë, shumë pranë një suksesi të tillë janë edhe grupmoshat e reja të skuadrës tetovare, ajo U18 dhe U19. Shkëndija U18 e udhëhequr nga trajneri Berat Imeri kishte mundur FC Shkupin në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Shkup me rezultatin 1:2, teksa me po të njëjtin rezultat fitore po në transfertë kishte arritur edhe Shkëndija U19, që kishte mundur Borecin në Veles.

Me këtë fitore Shkëndija e udhëhequr nga trajneri Beki Osmani ka bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt kualifikimit për në finalen e madhe.

Arlind Aliti zhbllokoi rezultatin pas 15-të minutave lojë për epërsi 0:1 të Shkëndijës, teksa vendasit e Borecit u kundërpërgjigjën në minutën e 24-të me anë të Gjorgjieskit.

1:1 ishte rezultati i pjesës së parë ndërsa shpresat “kuqezi” në start të fraksionit të dytë gjetën sërish epërsinë. Luhej minuta e 49-të kur Gazmend Loki shënoi për avantazh 2:1 të Shkëndijës, që në fund u tregua të jetë rezultati final i kësaj përballeje.

Me epërsi minimale por të rëndësishme, Shkëndija U19 pret ndeshjen e kthimit më 2 maj në Tetovë, ku do të kërkojë të presë biletën për finalen e Kupës.

BORECI U19-SHKËNDIJA U19 1:2 (1:1)
Golashënues: 0:1 Arlind Aliti 15’, 1:1 Marko Gjorgjieski 24′, 1:2 Gazmend Loki 49’
SHKËNDIJA U19: Iljazi, Osmani, Mislimi, Aliu, Beqiri, Ibraimi, Aliti, Rexhepi, Mehmedi, Ramadani, Loki.
Luajtën edhe: Kurti dhe Ajruli.
Trajner: Bekim Osmani

Leave a Reply