Shkëndija U18 mundi FC Shkupin në gjysmëfinale të Kupës

Shkëndija U18 ka bërë hapin e parë drejt kualifikimit në finale të Kupës së Maqedonisë. Të besuarit e trajnerit Berat Imeri në ndeshjen e parë gjysmëfinale të zhvilluar në kryeqendrën tonë shënuan fitore minimale 1:2 ndaj FC Shkupit.

Fillimi i ndeshjes u takoi “bardhekaltërve” nga Çairi, të cilët avansuan në minutën e 17-të me golin e Halil Berishës.

Shkëndija U18 gjatë mundohej të rikthehet në lojë dhe insistimi dha rezultat në fazën e fundit të pjesës së parë kur erdhën dy gola për përmbysje të plotë.

Fillimisht Edis Spahiu në minutën e 37-të shënoi për barazim të rezultatit në 1:1, ndërsa tre minuta para fundit të fraksionit të parë (42’) Miran Memishi realizoi edhe golin e dytë për epërsinë 1:2  të Shkëndijës, që në fund u tregua edhe si rezultati përfundimtarë i këtij takimi.

Pjesa e dytë nuk solli ndryshim në rezultat, kështu që Shkëndija U18 do ta presë me përsinë ndeshjen e kthimit në Tetovë të programuar për datën 2 maj.

SHKUPI U18 – SHKËNDIJA U18 1:2 (1:2)
Golashënues: 1:0 Halil Berisha 17’, 1:1 Edis Spahiu 37’, 1:2 Miran Memishi 42’
SHKËNDIJA U18: Abazi, Mustafa, Rexhepi, Ramiq, Karimani, Alb. Ramadani, Memishi, Shahini, Bakija, Gashi, Spahiu.
LUAJTËN EDHE: Mehdiji, Jakupi, Ajdini, Sinani, Adh. Ramadani, R. Ramadani dhe Demiri.
TRAJNER: Berat Imeri

Leave a Reply