Manolas në planet e Hoze Murinjos

Mbrojtësi Romës, Kostas Manolas i cili doli të jetë heroi i “verdhekuqve” në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian kundër Barcelonës bënë pjesë në planet e trajnerit të Mançester Junajtedit, Hoze Murinjo.

Mediat britanike shkruajnë se legjenda e klubit nga “Old Trafford”, Sir Aleks Ferguson të martën mbrëma ishte në Olimpiko, ku ndoqi oër së afërmi ndeshjen midis Romës dhe Barcelonës. Skocezi ishte në kryeqytetin italian në emër të trajnerit të Junajtedit, Hoze Mourinjos për të parë nga afër grekun, Manolas, por gjithashtu thuhet se misioni i Fergusonit ishte për të parë edhe mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti.

Manolas kohë më parë ka firmosur kontratë pesëvjeçare me “romakët”, por Murinjo synon që futbollistin grek ta ketë në skuadër për edicionin e ri.

Leave a Reply