Ja çfarë e shpëton Ramosin nga dënimi!

Mbrojtësi madrilen, Serhio Ramos mund të ketë shpëtuar nga dënimi i mundshëm i UEFA-s vetëm falë një shkalle, ose më saktësisht një hapi që ai nuk ka hedhur në minutat e fundit të ndeshjes së mbrëmshme midis Realit dhe Juventusit të cilin e ndoqi në hyrje të tunelit që çon nga dhomat e xhveshjeve në fushë.

Futbollisti u pa duke mbështetur skuadrën e tij dhe në fund duke polemizuar edhe me trajnerin e Juventusit, Masimiliano Alegri, i cili nuk ngurroi ta quante të “pafytyrë” si dhe të kërkonte nga arbitri i katërt që ta largonte nga aty meqë ishte i pezulluar për këtë ndeshje.

Që mbrëmë u fol për një dënim të mundshëm të mbrojtësit për ndeshjen e parë gjysmëfinale, por me sa duket, një shkallë e shpëton atë nga ndëshkimi disiplinor.

Rregullorja e UEFA-s parashikon sanksion nëse futbollisti i pezulluar gjendet në “level pitch” (nivelin e fushës). Por te Reali të gjithë insistojnë se Ramos nuk ka shkelur fushën e blertë, duke qëndruar gjithmonë më poshtë në shkallët e tunelit që të çon në dhomat e xhveshjeve.

E gjithë kjo e bënë teknikisht të pandëshkueshëm nga UEFA kapitenin e Realit, pasi të pezulluarit lejohen të qëndrojnë në dhomat e xhveshjes apo në tunel në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply