Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik, Struga Trim Lum dhe KF Arsimi gjatë ditës së sotme në Ohër do të zhvillojnë një ndeshje kontrolluese.
KF Arsimi testin e parë e pati disa ditë më parë, kur luajti ndaj Shkëndijës së Haraçinës, duke barazuar me shifrat 1:1, ndërkohë sa i përket skuadrës strugane, testi i sotëm do të jetë i treti në këtë fazë përgatitore, pas atyre dy ndeshjeve kundër Dinamo City nga Shqipëria.
Trajneri i Struga Trim Lum, Bledi Shkëmbi për dallim nga ato dy ndeshje, sot kundër Arsimit mund të provoj për herë të parë edhe tre përforcimet e fundit, portierin Andrej Jovçevski, mbrojtësin Egzon Belica dhe sulmuesin Hammond Agamah.
Ata janë stërvitur tashmë me skuadrën, ndërsa mbetet të shihet nëse trajneri i struganëve që sot do të ju jap minutat e para në terren me fanellën e Struga Trim Lum, njëjtë sikurse edhe Vildan Saliu, që në skuadër tashmë emra të rinj ka edhe Lorik Jakupin, Salvatore Ribaudo, Gjorgji Doshev dhe Ivan Gligorov.
Ky i fundit tashmë ka provuar veten të luaj me fanellën e skuadrës së KF Arsimit në ndeshjen e parë kundër Shkëndijës së Haraçinës, kur edhe kishte shnëuar golin e vetëm për “verdhezinjtë” nga Çegrani. (infOSport.mk)
