Çelzi fiton dhe ende shpreson për një vend në Ligën e Kampionëve (VIDEO)

Skuadra e Çelzit ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në transfertën kundër Bërnlit 1:2  në kuadër të ndeshjes së mbetur të javës së 31-të, njofton “infOSport.mk”. Tre pikët e arkëtuara nga kjo transfertë mbajnë gjallë shpresat e “bluve” të Londrës për të qenë pjesë e TOP4 në Premierligë dhe për të siguruar një vend për në Ligën e Kampionëve.

Falë fitores së sontme Çelzi tashmë ka vetëm 5 pikë më pak se Totenhami i vendit të katërt që numëron 68 pikë.

Burnley vs Chelsea (1-2) Highlights & Goals 19.4.2018 by footbie.com

Autogoli i Kevin Long në minutën e 20-të i dha avantazhin Çelzit, mirëpo Ashli Barns në minutën e 64-të arriti që të barazojë shifrat në 1:1.

Për fitoren e skuadrës së trajenrit Antonio Konte u përkujdes Viktor Mouzes me golin e realizuar në minutën e 69-të.

Leave a Reply