Ndërpritet gjysmëfinalja Fenerbahçe-Beshiktash, trajneri mysafir Gunesh goditet në kokë (VIDEO)

Ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Kupës së Turqisë midis Fenerbaçes dhe Beshiktashit e zhvilluar në “Shukri Saraçolu” është ndërprerë në minutën e 59-të, teksa tensioni ka arritur kulmin pas goditjes së trajnerit të Beshiktashit, Shenoll Gunesh, njofton “infOSport.mk”.

Trajneri i skuadrës mysafire ishte goditur me një objekt të fortë nga tifozët e Fenerbaçes dhe ka përfunduar i shtrirë në tokë. E gjithë kjo mjaftoi që arbitri kryesor Kalkavan të ndërpresë ndeshjen, ndërsa pas gjithë kësaj futbollistët e Beshiktashit iu drejtuan dhomave të xhveshjes, nga të cilat nuk dolën më.

Ndërkohë sipas fotove që publikohen në rrjetet sociale, shihen disa ndërhyrje të menjëhershmë të mjekëve në kokën e Gunesh.

Ndryshe deri në ato momente rezultati ishte ai i fillimit 0:0, me Beshiktashin që po zhvillonte ndeshjen me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit të portugezit Pepe me të kuq në minutën e 30-të. Rikujtojmë ndeshja e parë gjysmëfinale midis këtyre dy skuadrave e zhvilluar në “Vodafone Arena” ishte mbyllur me barazimin 2:2 dhe me tre kartonë të kuq, transmeton “infOSport.mk”.

Do të jetë Federata e Futbollit turk, ajo që do të vendos për fatin e këtij takimi, nga i cili fituesi në finalen e madhe do të përballet me Akhisar Belediye, që në ndeshjen e kthimit kishte arritur që të mund Galatasarajin me reuzltatin 0:2 dhe me reuzltatin e përgjithshëm 3:2 të prek finalen e madhe.

Leave a Reply