Januzaj me shokë godasin keq Atletiko Madridin (VIDEO)

Atletiko Madridi e ka përjetuar në lëkurën e saj formën e mirë në të cilën ndodhet Real Sociedadi, duke pësuar një disfatë të rëndë në “Anoeta”, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Diego Simeones pësoi disfatë 0:3 nga skuadra e Adnan Januzajt, i cili edhe sonte luajti titullarë, madje duke asistuar në golin e parë të shënuar nga nga Vilian Zhose në minutën e 27-të.

Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë 5 minutave të para, ndërsa pjesa e dytë kaloi në shenjën e Huanmi i cili në 10 minutëshin e fundit (80’, 90’) shënoi dy gola të tjerë për rezultatin përfundimtarë, Real Sociedadi 3, Atletiko Madridi 0.

Është kjo disfata më e rëndë e Atletiko Madridit gjatë këtij sezoni, pasi të gjitha disfatat që i kishte pësuar kjo skuadër në të gjitha kompeticionet ku ka marrë pjesë, nuk kishin qenë me më shumë se një gol. Në anën tjetër ishte kjo fitorja e tretë me rradhë për Real Sociedadin, që tashmë me 43 pikë ndodhet në pozitën e 11-të, ndërkohë Atletiko Madridi vazhdon të mbajë pozitën e dytë në renditje, por tashmë me vetëm 3 pikë më pak se Reali i Madridit, që mbrëmë barazoi  1:1 në teren vendas me Atletik Bilbaon.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sonte Alavesi në teren vendas u mund nga Girona me rezultatin 1:2. Në këto momente janë duke u zhvilluar edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 33-të në La Liga, ku mejdanin po ndajnë Betisi dhe Las Palmasi si dhe Levante dhe Malaga.

Deportivo Alavés 1-2 Girona Goals | Match Highlights by footbie.com

Leave a Reply