Berisha me një super gol me roveshatë i siguroi gjysmëfinalen Melburn Viktorit (VIDEO)

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha ka rezultuar deçiziv në fitoren 2:1 të skuadrës së tij Melburn Viktori ndaj Adeladies, duke ndihmuar në këtë mënyrë skuadrën e tij që të kualifikohet për në gjysmëfinale të “A Ligës”.

Të parët që shënuan në këtë ndeshje ishin mysafirët, të cilët avasuan me golin e Milesuniç në minutën e 57-të, ndërkohë që Xhorxh në minutën e 63 arriti të barazonte shifrat. Kur dukej se ndeshja po përfundonte me rezultatin 1:1, në skenë doli sulmuesi shqiptarë, i cili arriti të shënonte një super gol në minutën e 89-të, që i siguroi fitoren e madhe skuadrës së Melburn Viktori, që në gjysmëfinale do të takohet me ekipin e Sidnej.

Kjo ndeshje në program është me datë 28 prill, ndërsa një ditë më herët në program është edhe gjysmëfinalja tjetër midis Njukasëll Xhets dhe Melburn Siti.

Leave a Reply