Kurir: Mafia shqiptare kontrollon dhe pastron paratë në futbollin serb!

Gazeta serbe “Kurir” insiston se grupe mafioze shqiptare përdorin klube serbe për të pastruar para. Në një speciale që titullohet “Football Mafia”, ajo ka publikuar të dhëna që sipas saj vërtetojnë se ai që në Serbi njihet si “klani Osmani”, vepron në futbollin e këtij vendi.

“Mafia shqiptare, paratë e siguruara nga trafiku i armëve dhe drogës, ashtu si edhe me transferimet e lojtarëve serbë, i ‘pastron’ në Serbi dhe një pjesë e madhe e këtyre parave financojnë ndarjen e shtetit tonë”, shkruan “Kurir” i cili pretendon se këto të dhëna janë marrë nga organizatat e sigurisë në Serbi.

Sipas këtij shkrimi, “klani Osmani”, kontrollon pjesën më të madhe të klubeve të futbollit, dhe organizon transferime me ndihmën e menaxherit të njohur Fali Ramadani, duke fituar miliona dollarë. (vipsport.al)

Leave a Reply