Çmendet Reali! 300 milionë euro për tre super yje

Real Madridi ka filluar të mendojë për afatin kalimtar veror, ku do të provoj tri blerje të mëdha. Mësohet se drejtuesit “madrilen”, kanë në dispozicion 300 milion euro për t’i harxhuar në këtë afat kalimtar. Kjo pasi ka vite që “mbretërit” nuk janë futur seriozisht në një afat kalimtar për të thyer rektore.

Fillimisht mendohet shitja e dyshes Karim Benzema dhe Garet Bejll, pasi koha e tyre në “Santiago Bernabeu” ka përfunduar.

Objektivi kryesor i Realit është egjiptiani, Mohamed Sallah, i cili po shkëlqen këtë sezon me Liverpullin si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në Premierligë.

Në listën e dëshirave të madrilenëve është edhe ylli i Bajern Munihut, Robert Levandovski, i cili pëlqehet nga trajneri, Zinedine Zidane, ndërsa gjithashtu bënë pjesë edhe portieri brazilian i Romës, Alison Beker.

Leave a Reply