Zvicra me 5 shqiptarë në Botërorin “Rusi 2018”

Ashtu siç po afrohet Kampionati Botëror “Rusia 2018”, ashtu edhe trajnerët e ekipeve kombëtare po bëjnë gati listat e futbollistëve, me të cilët do të paraqiten në një ndër eventet më të rëndësishme futbollistike.

Siç shkruan “telegraph.co.uk”, nëse nuk ndryshon diçka deri para fillimit të Botërorit, Zvicra do të ftojë pesë futbollistë shqiptarë, përfshirë këtu Granit Xhakën, Valon Behramin, Xherdan Shaqirin, Blerim Xhemailin dhe Admir Mehmedin.

Ky i fundit kishte një lëndim dhe është aktivizuar shumë pak te Volfsburgu, ashtu që kjo mund të jetë pengesa e vetme që futbollisti me origjinë nga Gostivari të mos grumbullohet me Kombëtaren “helvetike” për në Rusi, edhe pse trajneri Vladimir Petkoviq ka besim të plotë te Aadmir Mehmedi.

Rikujtojmë Zvicra bënë pjesë në grupin “E” bashkë edhe me Kosta Rikën, Serbinë dhe Brazilin.

Leave a Reply