Ernest Gjoka: Fitorja ndaj Sileksit, ishte dhuratë për Lazim Destanin

Shkëndija mori fitore ndaj Sileksit sot në Tetovë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Me këtë fitore Shkëndija dhe falë gabimit të Shkupit përballë Renovës, nga kreu distancohet me 10 pikë nga vendi i dytë.

Pas triumfit ndaj Sileksit, Ernest Gjoka në një prononcim për kanalin zyrtarë të klubit, ka thënë se kjo fitore ishte për numrin një të Ecologut, Lazim Destani.

“Personalisht doja sot të sillja edhe fjalën e skuadrës që kjo ishte fitore dhuratë për zotëri Destanin, që kishte kaq kohë që ishte larg nesh edhe për shkak të periudhës së pandemisë. Dhe kjo ishte dhuratë për atë njeri që mbështet Shkëndijën me gjithçka, na jep suport dhe ne na takonte sot t’i jepnim një kënaqësi meqë ishte prezent në stadium”, tha Gjoka.

Leave a Reply